Shoqëri kursim-Krediti Petrelë
Së bashku për një histori suksesi!

Shoqëria e Kursim – Kreditit Petrelë është ndër SHKK-të e para në rang Republike, krijuar nga organizimi vullnetar i anëtarëve në vitet 2000, e cila lindi dhe u rrit si një nga projektet pionere të financuara nga Banka Botërore dhe Qeveria Shqiptare. SHKK-të, njohur ndryshe si banka të vërteta të fshatit, që administrohen nga vetë anëtarët e tyre, janë institucionet e para mikrofinanciare të cilat kishin në fokus zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, si edhe uljen e varfërisë në zonat rurale.

Shoqëria e Kursim – Kreditit Petrelë, liçensuar nga Banka e Shqipërisë më datë 25/09/2002 dhe çertifikuar nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave më datë 01/01/2017, me një eksperiencë financiare prej më shumë se 20 vitesh, synon të jetë partneri ideal i individëve dhe bizneseve në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe rritjen e investimeve.

Bazuar në besimin dhe mbështetjen e anëtarëve dhe me perspektivën për t’u zgjeruar akoma më shumë, SHKK Petrelë do të vazhdojë të forcojë pozicionin e saj në sektorin financiar. Së bashku, drejt rrugës së gjatë që na pret përpara, për të shkruar historinë tonë të suksesit.

Ws

Z. Rrahim Teqja
Administrator

Struktura organizative e Shoqërisë